Mashtrimi me Call Center, Vocaj: Janë kontaktuar mbi 2 milionë persona nga shtete të ndryshme të botës, ja kompania që fshihej pas kësaj skeme

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, DPPSH, Tonin Vocaj tha se mbi 2 milionë persona janë kontaktuar nga Call Center nga shtete të ndryshme të botës. Sipas Vocajt, Refael Genish, dyshohet organizator i skemës së mashtrimit, ndërsa kompania që fshihej pas kësaj quhej "RG Capitl". Ai shtoi po ashtu se janë arrestuar 35 persona, ndërsa 20 të tjerë janë nën hetim.

‘Operacioni "Komunikimi", janë evidentuar aktivitetet kriminale tek mashtrimet kompjuterike për shtetas të huaj. RG Capital ushtronte aktivitet në call center dhe u evidentuan viktimat jashtë territorit të RSH. Hetimet bën të mundur identifikimin e personave dhe drejtuesve. Si rezultat, u kontrolluan ambientet për këtë qëllim. Arrestuar 35 shtetas, 1 i huaj, Refael Genish, izraelit, organizator i skemës së mashtrimit. 20 persona të tjerë të proceduar. Mbi dy milionë persona të kontaktuar për t'u mashtruar në vende të ndryshme të botës. Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“. Nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët u arrit të evidentoheshin viktima të kësaj veprimtarie kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë’, tha Vocaj.


Lajmi kryesor:

Mashtroi mbi 2 mijë të huaj nga Franca, Italia e Gjermania, duke i vjedhur miliona euro, prangoset bosi izraelit i 'Call Center-it' në Tiranë! 35 të arrestuar të tjerë


M.Q.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi