Mashtrimi me kolaudimet
5 femra ndërmjetëse

DURRES- Nga 5000 deri në 10 000 lekë ka qënë shuma që përfitonin zyrtarët e kontrollit teknik të automjeteve si dhe punonjësit e agjencive private të sigurimeve të arrestuar një ditë më parë në Durrës, në këmbim të kolaudimit të automjeteve dhe sigurimit të targave.

Gazeta ‘Shqiptarja.com’ zbardh skemën se si funksiononte grupi i 18 të arrestuarve, mes të cilëve janë edhe 5 femra, të cilat dyshohet se kishin lidhje me zyrtarët duke shërbyer si ndërmjetëse mes zyrtarëve dhe klientëve.

Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ka kallëzuar se shtetasi Mendu Shazivari i punësuar si shofer i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Durrës dhe shtetasi Idriz HOXHA, i punësuar si Agjent të Kompanisë së sigurimeve “Atlantik” duke shfrytëzuar njohjet me punonjës të kësaj Drejtorie, kryenin veprime korruptive me qëllim përshpejtimin e procedurave normale të punës gjatë kontrollit fizik të automjeteve, si dhe gjatë dorëzimit të dokumentacionit për paisjen me targa të reja të automjeteve. Në këmbim të çdo shërbimi të kryer në mënyrë të kundraligjshme ata kërkonin përfitim të paligjshëm në shumën nga 5000-10000 Lekë, për çdo rast. Këta shtetas kryenin veprime te drejtperdrejta për ndikim të paligjshëm në ambientet e kolaudimit, duke ndërhyrë tek punonjësit përkatës për të kaluar testin e automjeteve të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollit teknik.

Në këto kushte është autorizuar “Përgjimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video të veprimeve dhe bisedave ambientale në ambiente publike” ndaj shtetasve Menduh Shazivari dhe Idriz HOXHA, si dhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, është lejuar dhe zgjatur disa herë përgjimi i telekomunikimeve të disa numërave telefonik në përdorim të shtetasit Mendu Shazivari dhe Idriz Hoxha si dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Pas një pune disa mujore u bë e mundur dokumentimi dhe më pas arrestimi i shtetasve Arben Ndreka, Idriz Hoxha, Indrit Dervishi, Enri Dervishi dhe Ilir Nelaj per veprat penale te parashikuara nga nenet 186/2, 190/2 dhe 245/1 – II-25 të K.Penal, si persona që ushtronin ndikim të paligjshëm tek shtetasit Mendu Shazivari, Albert Saraçi, Artur Xhepmeta, Eugen Gjyzeli dhe Lipion Goci te dyshuar si autor te vepres penale “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal, të cilët për shkak të detyrës së tyre si punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës dhe të kompanisë SGS (konçesionare e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve) kërkonin dhe merrnin ryshfet në shuma të ndryshme nga shtetasit e mësipërm. Mes të arrestuarve janë edhe 5 femra, të cilat dyshohet se kishin lidhje me zyrtarët duke shërbyer si ndërmjetëse mes zyrtarëve dhe klientëve.
(jd/eq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe, shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe, shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë