Mashtrimi me vizat e punës në
Kanada 10 vjet burg Maqedonasit

Mashtrimi me vizat e punës në<br />Kanada 10 vjet burg Maqedonasit
Mashtrimi i dhjetëra qytetarëve me preteksin e gjetjes së punës në Kanada, Australi apo në Zelandën e Re, nuk është një skemë e panjohur për policinë dhe prokurorinë e Tiranës. Pak kohë më parë një shtetas maqedonas që zotëronte kompaninë “Help Emmigration” u shpall në kërkim policor, pasi rezultoi se u kishte marrë 35 personave nga 600 deri në 700 euro, me premtimin se do t’i gjente punë në Kanada. Mirëpo pas marrjes të shumës prej 19.800 euro shtetasi maqedonas është larguar nga Shqipëria duke hyrë në pikën e kalimit kufitar të “Qafë-Thanës” dhe më pas nuk është kthyer më në Shqipëri.

Pak ditë më parë gjykata e Tiranës dënoi maqedonasin Vasko Gonov me 10 vite burg pasi kishte mashtruar dhjetëra persona në mënyrë të përsëritur. Momentalisht, Gonov nuk është arrestuar ende ndërkohë që ndaj tij është nxjerë një mandate arresti ndërkombëtar dhe se emri dhe fotoja e 49 vjeçarit maqedonas qëndron e publikuar në listën e personave të kërkuar nga Interpoli.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Kufizim orari dhe mund të zhvendoset ‘lagja e dritave të kuqe’, punonjësit e seksit po protestojnë në Amsterdam

Kufizim orari dhe mund të zhvendoset ‘lagja e dritave të kuqe’, punonjësit e seksit po protestojnë në Amsterdam