U arrestua një ditë më parë së bashku me të bijën pasi e deportoi shteti Kanadez gjykata lë në burg pronaren e kompanisë Ande-Lm Luli Makashi ndaj të cilës kanë nisur hetimet për mashtrimin me pasoja të rënda të shumë personave.
E njëjta masë sigurie arrest me burg u dha dhe për pronarin e ri të Ande-LM Klevis Rreshka personit Makashi i shiti kompaninë 2 ditë para se të udhëtonte drejt Kanadasë për tu fshehur.
Ndërkohë gjyqtarja Elona Stavri caktoi detyrim paraqitje për Adeila Makashi vajzën e Luli Makashit dhe kjo e hetuar për mashtrim.
Por çfarë deklaroi Luli Makashi në gjyq?
“Unë nuk kam mashtruar asnjë person,me të gjithë është bërë një kontratw civile para noterit me të drejta dhe detyrime, pagesat qytetarët e interesuar për viza dhe punësim i kanë bërë me bankë. Ndalur tek problemet me personat që më kanë kallëzuar, ju sqaroj se si agjenci na janë krijuar probleme vetëm me kontratat me Kanadanë prej Mars 2015 ndërsa me shtete të tjera kemi punësuar normalisht shqiptar. Kjo ishte dhe arsyeja e udhëtimit në Kanada për të zgjidhur problemet me partnerët dhe jo për tu fshehur dhe s'besoj se keni arsye të më sulmoni duke më mbajtur në burg”.
Por ky qëndrim nuk e ka lehtësuar pozitën e Makashit e cila tashmë do të përgjigjet për mashtrim ndaj shumë shtetasve dhe detyrimin financiar në miliona euro. Ndërkohë ndaluar për mënyrën e ndalimit të Lule Makashit nga autoritetet Kanadaze prokuroria ka sqaruar se Makashait dhe vajzës së saj policia kufitare i ka refuzuar vizat hyrëse dhe i ka deportuar drejt Tiranës nga ku ato ishin nisur.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO