Në momentin e arrestimit pas deportimit nga Kanadaja, policia ka mundur t’i sekuestrojë Lule Makashit pronares së agjencisë “Ande-Lm” 4.360 dollarë, 20 telefona celularë dhe dy automjete.

Këto prova materiale, sipas policisë, i janë depozituar prokurorisë dhe pritet që shuma e sekuestruar t’i kthehet personave të mashtruar.

Ky hetim nuk është problemi i vetëm i Makashit, e cila ka mashtruar 100 persona me premtimin se do t’i siguronte viza pune drejt Kanadasë, Anglisë dhe Australisë.
Prej vitit 2013, aktiviteti i Makashit është sekuestruar disa herë për llogari të bankave pasi ajo nuk shlyente kreditë.

Një ditë më parë, Makashi deklaroi në gjyq se aktiviteti i saj ka nisur problemet prej vitit 2015 dhe vetëm me Kanadanë, ndërsa nga dokumentat e siguruara nga ReportTv rezulton se nga Shkurt-Maj tre vite më parë, Makashi ka nisur problemet dhe biznesi i saj ka kaluar në sekuestro nga bankat.

Sekuestro e tretë është vendosur më 17 shkurt 2014 dhe pak muaj më vonë më 29 shtator do të vendosej një tjetër sekuestro për shkak të mos shlyerjes së kredive.


faksimile makashi

faksimile makashi

faksimile makashi

faksimile makashi
(Urdhërat e sekuestros për kreditë e pashlyera)

Por çfarë ka ndodhur këtë periudhë?
Sipas hetuesve, kjo është një agjenci që ekziston prej 2005-ës në treg me veprimtari Agjenci Shërbimesh dhe jo një agjenci e drejtpërdrejtë punësimi.

Në periudhën 2013-2015, rezulton se është dhe numri më i lartë i të mashtruarve ku 3 ditë nga arrestimi i Lule Makashit që shihni në këtë foto, kallëzimet kanë shkuar në 70 të tilla.

Ndërkohë, policia dhe krimi ekonomik i bëjnë thirrje personave të dëmtuar në të gjithë vendin, të kryejnë kallëzimet e tyre nëse janë mashtruar nga Makashi, e cila për një kontratë punësimi drejt Kanadasë merrte deri në 5.000 mijë $ dhe drejt vendeve të BE-s nga 1.500 në 3.000 mijë $.

Një ditë më parë, gjykata la në burg Makashin, e cila dhe pse shiti me një kontratë jo të rregullt biznesin e saj, rezulton se në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve është një biznes aktiv dhe me administrator deri në qershor 2016 znj.Makashi.

Redaskia Online
(s.m/shqiptarja.com)