Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare kanë ekstraduar në Shqipëri nga Zvicra shtetasin Fatos Sakolli, i dënuar me 10 vjet burg për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”.

41-vjeçari nga Berati akuzohet se me anë të mashtrimit është fejuar me një vajzë, të cilën pas mbërritjes në Belgjikë e ka detyruar të ushtrojë prostitucion.

Gjykata Rrethit Gjyqësor Berat, me Vendim nr.91, datë 29.06.2005, e ka dënuar këtë person me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa, Gjykata Apelit Vlorë, me vendimin nr. 310, datë 30.09.2005, e ka dënuar përfundimisht me 15 vjet burg.Ky shtetas me anë të mashtrimit për fejesë, kur kanë shkuar në Belgjikë, ka detyruar shtetasen K.K, të ushtojë prostitucion kundër vullnetit të saj” thuhet në njoftimin e policies për ekstradimin e Sakollit.

Në Aeroportin e Rinasit, Fatos Sakolli, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)