TIRANE-Policia ka arrestuar një ndërtues 69-vjeçar të dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim për mashtrim.
Xhelal Hoxha 69 vjeç, banues në Tiranë u dënua, pasi mashtroi shokun e tij duke i marrë 50 mijë euro me premtimin se do ia kthente, por në fund e mashtroi.
Xhelal Hoxha i dënuar me 11.8 vite burgim
Në vitin 2006 Hoxha i ka marrë 50 mijë euro shtetasit me inicialet Sh.M. Ai ka deklaruar para organeve gjyqësore se për shkak të njohjes që ka pasur me Hoxhën dhe besimit se ai ishte një biznesmen i rregullt i ka dhënë atij në formën e borxhit një shumë prej 50 mijë eurosh.
Për ta siguruar se do t’ia kthente këtë shumë, Hoxha i kishte lënë si garanci pesë apartamente në një pallat që, sipas tij, po e ndërtonte në Golem.
Për këtë fakt, ata kanë nënshkruar edhe një kontratë noteriale. Por kur, kallëzuesi ka shkuar ta verifikojë nga punonjësit e hipotekës është njoftuar se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt.
Sipas dëshmisë së kallëzuesit, pas padisë i pandehuri i ka dhënë dy apartamente në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin, por procesi ka vijuar, ndërsa sot ndërtuesi është arrestuar për të vuajtur dënimin.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com