Mashtroi shoqen, se do i blinte
apartament, i vjedh 60 mln lekë

TIRANE- Një grua 65 vjeçe është arrestuar ditën e djeshme për veprën penale të mashtrimit. Dila Xheleshi është dënuar në mungesë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, e cila i ka vendosur masën "Arrest me Burg". Efektivë të seksionit të ani-korrupsionit kanë zbatuar urdhrin duke arrestuar 65 vjeçaren, e cila dyshohet se ka mashtruar shoqen e ngushtë të saj për blerjen e një apartamenti.

Sipas burimeve të policisë, bëhët me dije se katër vjet më parë Dila Xheleshi ka biseduar me shoqen e saj me iniciale A.M duke i thënë që t'i japë 60 milionë lekë që t'i blejë një apartament për të jetuar. Ato janë takuar disa herë me njëra-tjetrën dhe kanë biseduar për variante të ndryshme apartamentesh, ndërsa qëllimi ishte të gjendej një hyrje sa më e mirë. 65 vjeçarja mashtruese e cila i doli për "zot" kësaj pune, i ka treguar dhe apartamentin që do vendosnin të blinin me ato lekë që kishte marrë. Të dyja palët ranë dakort për blerjen apartamentit. Mashtruesja mori paratë ndërsa më pas fiku telefonin dhe nuk e takoi më shoqen e saj duke e lënë pa shtëpi. Polica tha se ngjarja ka ndodhur në vitin 2009 ndërsa denoncimi nga e dëmtuara është bërë në 2011. Pas marrjes së këtij informacioni janë siguruar disa prova materiale të cilat i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti