Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të paguajë 25 milionë dollarë për mashtrim ndaj studentëve.
Manjati i pasurive të patundshme ishte paditur nga 3 ish-studentët të cilët kishin paguar 25 mijë dollarë për të mësuar sekretet e biznesit nga universiteti por nuk kishin fituar asgjë.
Përfaqësuesit studentëve thanë se ata ishin mashtruar nga një pseudo-shkollë që u kishte premtuar përgatitje serioze për biznesin e pronave të patundshme.
Shpeshherë miliarderi gjatë fushatës kish përsëritur se nuk do të ndërmerrte asnjë veprim,por mesa duket zgjedhja si president e ka vënë përpara përgjegjësive të reja.
Sipas prokurorit të përgjithshëm Erik Shnaiderman kjo është një fitore për viktimat dhe marrëveshja u arrit falë një ndryshimi mahnitës të presidentit.
Sot Trump do të paguajë 25 milionë dollarë dhe kjo është fitore për 6000 studentët e universitetit të tij. Viktimat e ‘Trump University’ kanë pritur me vite për rezultatet e sotme dhe jam i kënaqur që durimi i tyre – dhe këmbëngulja – do të shpërblehen me 25 milionë dollarë”, shtoi prokurori i cili më parë e kish quajtur universitetin një mashtrim.
Nga ana tjetër edhe avokati i manjatit u shpreh se klienti i tij ishte i lumtur që po sakrifikonte pasurinë personale. Këtë çështje republikani e ka përmendur edhe gjatë fushatës madje duke shkaktuar shumë zhurmë.
Ai ka sulmuar gjykatësin Curiel i cili merrej me këtë çështje duke e cilësuar të njëanshëm dhe duke e sulmuar për prejardhjen e tij nga Meksika. Dhe për Shtëpinë e Bardhë sulmi ndaj një gjykatësi federal ishte një f shembull i paprecedentë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com