Mashtronin të huaj nëpërmjet 'Call Center-it' në Tiranë, Gjykata lë në burg 3 të arrestuarit

Mashtronin të huaj nëpërmjet 'Call Center-it' në Tiranë, Gjykata lë në burg 3 të arrestuarit

Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre të dyshuarit për mashtrim me FOREX. Në burg kanë mbetur administratori Doris Telhallarin dhe operatorët Eldjon Lleshi e Ergi Ali, ndërsa është ende në kërkim pronari Ardit Topalli.

Call Center ishte në zonën e ish-Parkut, në rrugën rrugën ‘Frosina Plaku’ . Ato përdonin niptin e një kompanie ‘Dag it Solution’ me status pasiv në QKB. Nga sa bëhet e ditur 2 operatorët së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Punonjësit mashtronin shtetas të huaj gjermanë, francezë e spanjollë. Pagesa merrej në bitcoin në Shqipëri, teksa si provë i janë gjetur listat e bankave offshore ku bëheshin transfertat. Pronari i kompanisë është arratisur”, mirëpo ai është i implikuar në këtë skemë mashtrimi për shkak se janë gjetur mesazhe teksa ai instrukton punonjësit për procedurën.

Si u zbulua skema e mashtrimit?
Në rrugën ‘Frosina Plaku’ në kompleksin Homeplan u gjend një ambient me fasadë xhami brenda të cilës kishte orendi të ndryshme që shiteshin te faqja ‘Shtëpia e Ofertave’ dhe në një cep të këtij ambienti janë gjendur tre kompjuterë të ndezur ku në pamjen kryesore të tyre kanë pasur një numërator që shërben për thirrje telefonike dhe një databazë klientësh. Në krah të kompjuterëve ka pasur blloqe shënimesh brenda të cilave ka pasur informacion për veprimtarinë e Forex pasi janë përshkruar informacione për çdo telefonatë të thirrur, shumën e depozituar dhe arsyen pse klienti pranonte apo refuzonte në lidhje me transaksionin.

Në njërin prej kompjuterave ka qenë dhe një USB me numra të llogarive dhe transaksioneve bankare dhe foto kartash identiteti të klientëve. USB-ja gjithashtu ka pasur dhe databazë klientësh me të dhëna personale të tyre. Në vijim janë zbuluar edhe biseda ku flitet dhe udhëzohet për platforma nga ku merreshin nga shtetas të huaj kundrejt përqindjes, transaksione dhe llogari bankare. Gjithashtu, u gjetën edhe prova që vërtetonin se pagesat bëheshin në mënyra të ndryshme në banka të ndryshme të huaja si në Poloni, UK, Abu Dabi etj si dhe u arrit të dokumentohej se pagesat bëheshin dhe në BitCoin Dyshohet se punonjësit shërbenin si bërthamë operative administrimi të platformave Forex që më pas shpërndaheshin në operatorë të tjerë. Mashtrimet më së shumti bëheshin ndaj qytetarëve spanjollë dhe gjermanë.

Në kuadër të operacionit ‘Last Call’ (Telefonata e fundit), janë sekuestruar 4 kompjuterë, celularë lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Hetimet vijojnë për kapjen e pronarit dhe personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë krimi.

Kjo nuk është hera e parë është zbuluar një Call Center që mashtron klientë vendas dhe të huaj, e ndërsa përdorin skemën “Forex”. Rrjeti FOREX ofron mundësinë për t'u futur në internet, për të investuar, për të blerë monedha, aksione, etj, të presësh që çmimet në bursë të rriten, për t’i shitur shumë më shumë nga sa i kanë blerë. Në një rrjet të ligjshëm e të lincencuar kushdo që arrin rezultatin e dëshiruar, mund të tërheqë fitimin e të mbyllë llogarinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar