Mashtronin të huajt për të investuar në bursa, arrestohet administratori i një Call Center-i në Tiranë! Në hetim katër operatorë

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa, arrestohet administratori i një Call Center-i në Tiranë! Në hetim katër operatorë

Foto ilustruese

TIRANË- Administratori i një Call Center-i në Tiranë është arrestuar dhe katër operatorë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi mashtronin të huajt që të investonin në bursa.

Call Center-i ndodhej rrugën "Dritan Hoxha" dhe ishin të punësuar katër operatorët të cilët telefononin shtetas të huaj u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari O. Q., banues në Tiranë, ndërsa janë vënë në hetim operatorët e identifikuar me inicialet A. B., A. H., E. D. dhe P. T.

Gjatë kontrollit u sekuestruan kompjuterë, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)