Dy gra dhe një burrë janë arrestuar pasi akuzohen për mashtrim të turistëve të huaj, të cilët rezervonin hotele për të kaluar pushimet në vendin tonë. Këto 3 persona në bashkëpunim me njëri tjetrit përmes mashtrimit kompjuterik klononin kartat e të huajve duke përfituar shumën prej 84 mijë euro.

Në pranga u vunë shtetasit B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës, të cilët mashtronin shtetasit e huaj që vinin të kalonin pushimet në vendin tonë për të përfituar para.

Gjatë operacionit të koduar "Booking" u vunë në pranga 3 personat, pas një hetimi disamujor të policisë dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

3 të arrestuarit do të përballen me veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.