TIRANE - Dy djemtë e Rrapush Xhaferrit ish-bosit të firmave piramidale të arrestuar të enjten në banesat e tyre në kryeqytet, mund të lihen të lirë. Burime nga Policia e Tiranës thanë për A1 Report se dënimi i dhënë nga gjykata për Përparim (ne foto) dhe Pëllumb Xhaferrin për akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha në dëm të qytetarëve në janar të vitit 2005 është parashkruar nga Kodi Penal. Sipas Kodit Penal vendimi nuk mund të ekzekutohet në rast se nga dita që ai ka marrë formë të prerë ka kaluar dhjetë vite.
Ky fakt konstatohet në rastin e dy djemve të Rrapush Xhaferit të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit menjëherë pas formulimit të akuzave nga Prokuroria dhe vendimit të gjykatës për t’i hetuar dhe gjykuar në gjendje arresti edhe pse në mungesë.
Që prej vitit 1997 djemtë e Rrapush Xhaferrit qëndronin të fshehur derisa u ktheyn në banesat e tyre, pikërisht në momentin kur mësuan se dënimi me 9 dhe 10 vite burg ishte parashkruar dhe ata nuk do të provonin qelitë e burgut. Pëllumb dhe Përparim Xhaferri tashmë ndodhen në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë të Tiranës dhe për fatin e tyre do të vendosë gjykata. Dy djemtë e Rrapush Xhaferrit janë shpallur debitor me vendim gjykate në vitin 2010.
Ata duhet tu kthejnë qytetareve shumën prej 12 milionë dollarë, e cila rrjedh nga skema e mashtrimeve për disa vite me radhë përmes ish Fondacionit piramidal "Demokracia Popullore". Pra dy vëllezërit janë të detyruar të shlyejnë borxhin e babait pas vdekjes së tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO