Mashtruan qytetarët me vizat,
jepet vendimi për nënë e bijë

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin përfundimtar për shtetaset Luli dhe Adeila Makashi, nënë e bijë, të cilat akuzohen për veprën penale të mashtrimit. Nënë e bijë akuzohen se kanë mashtruar gati 225 persona për vizat kanadeze, kundrejt shumave të caktuara të parave.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vjet burg Luli Makashin, që nga gjykimi i shkurtuar shkon në 6 vjet. Ndërsa janë dhënë 6 vjet burg për të bijën, Adeila, e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4 vjet.

Gjithashtu, është gjobitur me 5 milionë lekë shoqëria ‘Ande Lm shpk’, ku edhe në këtë rast me gjykim të shkurtuar gjoba kap vlerën e 3 333 333 leke. Shtetasja Luli Makashi ishte pronare e kësaj shoqërie, të cilën e ksihte shitur vetëm pak ditë para se të arrestohej në prill të vitit 2016 për të udhëtuar drejt Kanadasë.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet