Përbërësit:
- 450 gr mashurka
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e kuqe
- 350 gr domate të grira
- 125 ml ujë
- 8 gjethe borziloku të grira
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan të madh ngrohni vajin dhe skuqni qepën për rreth 5 minuta duke e përzier vazhdimisht. Shtoni domatet dhe gatuajini për 7–8 minuta derisa të zbuten. Pastaj shtoni ujin, borzilokun, kripën dhe piperin. Shtoni mashurkat dhe përziejini mirë. Mbulojini dhe gatuajini për rreth 20 minuta, duke i përzier herë pas here, derisa të zbuten. Nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë gjatë gatimit.
Komente











