Përbërësit:
- 450 gr mashurka
- 350 gr domate
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 qepë e kuqe
- 125 ml ujë
- 8 gjethe borziloku
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan të madh ngrohim vajin dhe skuqim qepën për 5 minuta duke e përzier. Hedhim domatet dhe i gatuajmë për 7-8 minuta, më pas shtojmë ujin, borzilokun, kripën dhe piperin. Në fund shtojmë mashurkat dhe i përziejmë mirë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet për 20 minuta duke e përzier herë pas here. Nëse është e nevojshme, shtojmë ujë tjetër gjatë zierjes.
Komento