Gjatë ditës së sotme janë gjobitur 341 qytetarë pasi nuk kanë mbajtur maskën e cila është e detyrueshme dhe në rrugë dhe ambiente të hapura.
Ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë secili, ndërsa 11 persona nuk i janë bindur policisë për të treguar mjetin e identifikimit dhe për këtë janë shoqëruar në komisariat.
Policia vijon kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Policia e Shtetit ka vendosur në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme 341 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila.
Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.
Gjatë ditës së djeshme, u vendosën 171 gjoba, ku qyteti më i pabindur me gjobat më të larta ishte Dibra me 28 të tilla.