Maska me detyrim në çdo ambient përveç shtëpisë, Silva Bino jep 'Ok': Vendim që vjen në kohën e duhur! Përdorni maskat prej tekstili, përjashtim këto raste 

Maska me detyrim në çdo ambient përveç shtëpisë, Silva Bino jep 'Ok': Vendim që vjen në kohën e duhur! Përdorni maskat prej tekstili, përjashtim këto raste 

Silva Bino

Vendimi për të mbajtur maskën në çdo ambient përveç shtëpisë është konsideruar mëse i drejtë nga Silva Bino përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Përmes një reagimi në rrjete sociale Bino shkruan se ky vendim vjen në kohën e duhur, pasi kemi shumë fakte që tregojnë se sa e rëndësishme është përdorimi i maskës në mjedise mbyllura dhe të hapura për parandalimin e përhapjes së Covid.

Mendoj që vendimi vjen në kohën e duhur pasi sot kemi shumë më tepër fakte dhe të dhena nga bota, por edhe nga eksperienca tonë që tregojnë për rëndesinë e përdorimit të maskës në mjedise mbyllura dhe të hapura në drejtim të parandalimit të përhapjes së COVID-19. Mbajtja e maskës nuk përjashton distancimin fizik, por vërehet se distancimi fizik nuk ruhet përherë njerëzit takohen, qëndrojnë shpesh afër, pa kuptuar e ruajtur atë", shkrun Bino, e cila më tej thekson se njerëzit flasin me njëri -tjetrin në rrugë, në zyra, apo jashtë shtëpisë, dhe kështu mund të ndodhë transmetimi.  

"Njerëzit flasin me njëri -tjetrin në rrugë, shkojnë në zyra apo mjedise të tjera jashtë banesës ku mund të ndodhë transmetimi. Pasi transmetimi ndodh jo vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet sidomos me zë të lartë, kur këndon, merr frymë etj, pra mbajtja e maskës është një mjet i rëndesishem që pengon jo vetëm trasnmetimin e virusit nga një person që mund të jetë i sëmurë, por edhe parandalon marjen e këtij infeksioni nga personi tjetër. Këto janë të dhena që disponohen sot nga shumë studime”, shton më tej ajo.

Duke qenë se maska tashmë do të përdoret pothuajse gjatë gjithë ditës, Bino thekson se duhet të përdoren maskat kirurgjikale.

Kemi maskat kirurgjikale, por dhe maskat mbrojtëse prej tekstili të cilat duhet të kenë dy ose më shumë shtresa, lejojnë frymëmarjen dhe lahen e hekurosen dhe nuk kanë kosto, por që kanë treguar mbrojtje shumë të mirë”, nënvizon Bino.

Për fëmijët nën një moshë të caktuar, persona të cilët kanë prapambetje mendore dhe nuk dinë ta vendosin apo heqin maskën apo persona që kryejnë aktivitet fizik nuk mund ta mbajnë maskën gjatë aktivitetit fizik.

Natyrisht fëmijët nën një moshë të caktuar, persona të cilët kanë prapambetje mendore dhe nuk dinë të vendosin apo heqin maskën, apo persona që kryejnë aktivitet fizik nuk mund ta mbajnë gjatë aktivitetit fizik, përshembull vrapit apo kur i japim biçikletës apo gjatë futbollit si dhe te tjerë. Po ashtu kur hamë dhe pimë nuk mund të kemi maskë, por midis këtyre veprimeve maska duhet të mbahet”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë