Maska natyrale që eleminon yndyrën e tepërt nga flokët

Maska natyrale që eleminon yndyrën e tepërt nga flokët

Foto ilustruese

Nuk thonë kot se flokët janë gjysma e bukurisë, por për t’i pasur gjithmonë në gjendjen e duhur, duhet t’u kushtojmë shumë kujdes.

Flokët me yndyrë janë shumë të bezdisshëm dhe shpesh na detyrojnë t’i lajmë çdo ditë. Por, larja e tyre çdo ditë nuk është diçka e mirë, prandaj po ju prezantojmë një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën. Kjo maskë ka si përbërës kryesor uthullën e mollës. Niveli i lartë i acidit tek uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të pH-së në kokë, i cili është i rëndësishëm për kontrollin e sekretimit të tepërt të yndyrës.

Për këtë maskë nevojiten:
1. Një filxhan kafeje me ujë
2. 2 luge gjelle me uthull molle
3. 15 gjethe të vogla mente

Përgatitja: Në një enë përzieni ujin dhe uthullën e mollës, në të shtoni gjethet e mentes dhe lëreni në qetësi 30 min. Pastaj kryeni filtrimin me një garzë të stelirizuar. Përzierjen e përgatitur aplikojeni në rrënjë me anë të një pambuku dhe lërini të veprojë 15 min. Në fund procedoni me larjen. Mirë është që para filtrimit, përbërësit t’i përzieni me një pajisje elektrike

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen