Maska për fytyrën në kushte shtëpie nga VIP-at shqiptare...

Maska për fytyrën në kushte shtëpie nga VIP-at shqiptare...

Almeda Abazi

Almeda Abazi – maskë me kafe turke, kanellë, mjaltë, kos dhe të verdhë veze.

Një herë në javë ajo bën një përzierje që e praktikon  prej vitesh. Përzien kafen turke, me kanellë, me mjaltë, me të verdhën e vezës, shumë pak kos. Kur mqasa bëhet kremoze e vendos në fytyrë dhe e  mban për 20-30 minuta.

Më pas fytyra lahet  duke e fërkuar shumë pak. Fytyra lyhet me të bardhën e vezës që e tërheq lëkurën. E mban për 10-15 minuta dhe në fund vë kremërat që preferon. Një herë në muaj mund të bësh  një pastrim në qendra estetike.

Ajo gjithashtu preferon edhe scrub me vaj ulliri dhe kafe turke.

Është shprehur se gjithmonë preferon gjërat bio. Modelja shqiptare cdo ditë bën scrub me kafe turke dhe vaj ulliri dhe fërkon lëkurën me të.

Ledina Çelo – maskë me të bardhën e vezës, vaj ulliri dhe mjaltë.

Këngëtarja përdor të bardhën e vezës së bashku me pak vaj ulliri dhe mjaltë. Maska  mund të mbahet në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas të pastrohet me ujë të vakët.

Leonora Jakupi – maskë me vezë, limon dhe mjaltë.

Në një intervistë, Leonora Jakupi rrëfeu se një nga maskat që përdor së tepërmi për të patur një lëkurë të freskët dhe të shëndetshme është ajo me të verdhën e vezës, pak limon dhe mjaltë. Maskën e mban në fytyrë për 10 minuta dhe më pas e pastron me ujë të bollshëm.

Veza parandalon aknet dhe lufton papastërtitë e lëkurës duke e ushqyer atë në të njëjtën kohë. Ajo gjithashtu preferon edhe scrub me vaj ulliri dhe kafe turke. Leonora përdor të bardhën e vezës me pak sheqer.

Scrub-i ndihmon në pastrimin e lëkurës pasi largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë e tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri