Maskat dhunojnë të moshuarit
dhe vjedhin 300 mijë lekë

Maskat dhunojnë të moshuarit<br />dhe vjedhin 300 mijë lekë
Burime të policisë së Sarandës bëjnë me dije se tre persona të maskuar kanë hyrë në banesën e familjes Allushi dhe kanë nisur të dhunojnë çiftin.

Tre të rinj, të maskuar e të armatosur, kanë thyer xhamat e një prej dritareve të banesës private dhe kanë hyrë brenda. Në banesë ndodhej Haki Allkushi, 89-vjeç me bashkëshorten, të cilët kishin pak orë që ishin shtrirë për të fjetur. Një nga grabitësit, ka nisur të dhunojë çiftin e të moshuarve, ndërsa dy të tjerët kanë filluar të kontrollojnë banesën.

Më pas ata kanë grabitur 300 mijë lekë të reja dhe një armë gjahu dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkaq familjarët e çiftit të moshuar, të njoftuar nga vetë ata, i kanë dërguar në spitalin rajonal të Sarandës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se autorët janë banorë të fshatit Gjashtë dhe ndoshta kishin kohë që e studionin banesën për ta grabitur. Për shkak se kanë qenë të maskuar, të moshuarit nuk kanë arritur t`i identifikojnë grabitësit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin