Maskohej me kapuç për t’u mos u identifikuar, kapet ‘mat’ hajduti i mitur profesionist në Tiranë! Vidhte markete, automjete dhe banesa

Maskohej me kapuç për t’u mos u identifikuar, kapet ‘mat’ hajduti i mitur profesionist në Tiranë! Vidhte markete, automjete dhe banesa

16-vjeçari nga kamerat e siguisë së një objekti

TIRANË- Një 16-vjeçar, përgjegjës për 9 raste vjedhjesh në Tiranë, është kapur “mat” nga policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari O.H ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga policia, i mituri ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë,  sende të ndryshme dhe shuma parash.

Siç shihet nga fotoja e siguruara nga policia i riu është imaskuar me kapuç, për t'iu shmangur identifikimit të kamerave të bizneseve ku vidhte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani