Pas pesë vitesh në krye të pankinës së bardhezinjve Massimiliano Allegri vendos të 'ndahet' nga Juventusi. 

Zërat për largmin e tij nisën pas eleminimit të Juventusit nga çerekfinalet e Champions League pavarësisht se prej 5 vitesh fiton kampionatin në “Seria A”.

Mesohet se palët kanë rënë dakord për të prishur me marrvëshje bashkepunimin 5-vjeçar, pasi kontrata e Alegrit me “Zonjën e Vjetër” do përfundonte në vitin 2020.

Më herët zëra pranë klubit thanë se në rast largimi të Allegrit ai do të zëvëndësohej nga Pochetino, Guardiola apo Deschamps.