MasterClass-i në Tiranë, Ermonela Jaho: Studentët kanë ardhur për mësime kantoje nga Serbia, Italia e Franca

MasterClass-i në Tiranë, Ermonela Jaho: Studentët kanë ardhur për mësime kantoje nga Serbia, Italia e Franca

1696658993_ermonelajaho.jpg

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho është rikthyer në Shqipëri për të mbajtur premtimin karshi të rinjve për një seminar të dytë kantoje në Akademinë Teatrale të Teatrit të Operas.

Krahas trojeve shqiptare, Jaho thotë se ka studentë të tjerë që vijnë nga Parisi, Serbia dhe Verona, duke i dhënë kështu më shumë energji dhe duke e bërë më të bukur teatrin e Shqipërisë së vogël që akoma përmedet për vuajtjet që ka kaluar dhe jo për sukseset dhe rritjen që po arrin.  

“Gjithmonë fillojnë me atë gjynah, si ka qenë Shqipëria. Ah ju them! Shqipëria ka qenë, por shikoni domethënë këtë vit, është bërë një atraksion, por ky ka qenë një bum turistik dhe thashë, nuk është vetëm turistik, por është edhe kulturor dhe sikur e tërhoqa këtë gjë. Pse e them këtë. Sepse studentët që kanë ardhur për këtë ëorkshop nuk janë vetëm shqiptarë, por i kemi nga Serbia, nga Italia, nga Spanja, nga Franca, nga Gjermania, kanë ardhur nga rajoni absolutisht. Dhe kur sheh që ky teatër, i ri, i bukur, me kaq energji, po merr edhe studentë të marrin mësime, të bëjnë këtë bashkëpunim eksperience në fushën e kulturës, të operës. Bel kanton e ka Italia, kulturë operistike ka Rusia, ka Franca, Gjermania. Ne kemi, por e kemi të lokalizuar, duhet të jemi të sinqertë për këtë gjë dhe këto vende vijnë te ne, mendoj se kemi bërë të gjithë pa përjashtim, kemi bërë një gjë shumë të mirë, dhe ky është ai zjarri, pozitivitetit, që bëhet si ortek, si lajmet negative, por edhe këto gjërat e bukura që mund të duken të vogla, përpara problemeve të mëdha, po kanë një gjë pozitive dhe të bën ndihesh krenar, jo thjeshtë krenar, të thuash fjalën krenar, se tingëllon bukur në shqip, se është bërë një lloj inflacioni të folurit bukur. Jo më është diçka konkrete. Kështu që edhe po e përjetoj tani”, thotë Jaho.


Lajmi kryesor:

‘Listova në një ditar ëndrrat e mia dhe i realizova’, sopranoja e njohur Ermonela Jaho rrëfen sfidat e karrierës


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë