MAT-Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 21-vjeçare pasi ka përplasur me makinë në Mat një fëmijë.

Blerina Rami, 21 vjeçe, banuese në Burrel, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, dhe ka aksidentuar 9-vjeçarin me inicialet N.K.

9-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com