MAT-Moti i keq është bërë shkak për shembjen e pjesshme të shkollës 9-vjeçare në Macukull të Matit. Dëbora dhe era e fuqishme kanë bërë që të shembet çatia e kësaj shkolle si dhe muret rrethuese të saj. Në këtë shkollë zhvillojnë mësim 200 nxënës të cilët fatmirësisht nuk ndodheshin në ambientet e shkollës pasi shembja ka ndodhur në mbrëmje. Ata janë njoftuar për mosparaqiten të hënën në shkollë.
Ndërkohë probleme nga moti i keq kanë patur edhe disa familje të kësaj zone, të cilëve, për shkak të amortizimit, moti i keq, ka bërë që catitë ti shemben plotësisht, dhe ata janë detyruar të strehohen tek të afërmit e tyre. Era e fuqishme ka dëmtuar edhe shtyllat e tensionit të ulët dhe të mesëm, dhe energjia elektrike mungon prej 24 orësh. Edhe pse janë dërguar teknikë në zonë për të rregulluar defektin, vështirësia e terrenit ka bërë që problemi të mos zgjidhet.
(sg/xhk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com