Mat, Braimllari: Jo konflikt politik 
Spahiu: Duam zhvillim, jo hashash

Mat, Braimllari: Jo konflikt politik <br />Spahiu: Duam zhvillim, jo hashash
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, mori pjesë në një takim me aktivin e LSI-së në rrethin e Matit.
 
Të pranishëm në këtë takim ishte deputeti i LSI-së në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj etj.
 
Në fjalën e tij përpara anëtarësisë së LSI-së, Endrit Braimllari, theksoi se fokusi i politikës i Lëvizjes Socialiste për Integrim janë qytetarët dhe politikat duhet të shërbejnë për zhvillimin e vendit.
 
Gjithashtu, Braimllari tha se shqiptarët kanë nevojë për besim e shpresë dhe jo për konflikte të kota.
 
“Fokusi i politikës sonë, i politikës së Lëvizjes Socialiste për Integrim janë qytetarët. Kjo politikë duhet t’i shërbejë zhvillimit të vendit. Shqipëria nuk ka nevojë për retorika boshe, por ka nevojë për zgjidhje konkrete. Vendi nuk ka nevojë për konflikte, por ka nevojë për shpresë dhe besim”- tha Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Duke folur për situatën politike, Braimllari tha se shqiptarët kërkojnë zgjedhje me standarde dhe që çdo vendim të jetë në interes të qytetarëve.

Vendimet që merr politika duhet të merren në interes të shqiptarëve, dhe shqiptarët kërkojnë zgjedhje me standarde”, - nënvizoi Braimllari.
 
Ndërsa deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, duke folur para të pranishmëve u shpreh se zgjedhjet janë pronë e qytetarëve dhe se vota e tyre nuk ka çmim. Spahiu theksoi se LSI do ta rikthejë Fondin Shqiptar të Zhvillimit në një fond të vërtetë zhvillimi të të gjithëve.

“Zgjedhjet janë një pronë e patjetërsueshme e shqiptarëve dhe vota nuk ka çmim! Hashashi dhe zgjedhjet e lira e te ndershme janë e kundërta e njëra-tjetrës.  LSI do ta rikthejë Fondin e Zhvillimit, në një fond të vërtetë zhvillimi të të gjithëve! Sepse ne duam zhvillim dhe jo hashash!”, - deklaroi Spahiu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot