Policia e Matit ka parandaluar përshkallzimin e një konflikti dhe ka arrestuar një person në flagrancë për kanosje.

I arrestuari është Vullnet Shehi, 27 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat.  

Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime fizike (ish kunatin e tij),  A. N, 31 vjeç, banues në fshatin Shoshaj,Mat.

Materialet në ngarkim të shtetasit  Vullnet Shehi, i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekie të mëtejshme për veprën penale " Kanosja për të mos kallëzuar".

Redakia Online
XH.K/shqiptarja.com