Policia e Matit ka vënë në pranga një 25-vjeç pasi ka tentuar që të korruptojë efektivin e policisë rrugore për të mos i vënë gjobë për mungesë rripi sigurie dhe pasagjerë mbi kapacitetin e duhur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Klos-Mat kur punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor automjetin tip Benz që drejtohej nga Todri Gjoka 25-vjeç, banues në Tiranë.
Në momentin kur punonjësi i Policisë Rrugore do t'i plotësonte masën administrative për ta dërguar në OASh, për rrip sigurimi të pasagjerit dhe për pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke i ofruar 1000 lekë, të futura në mes të dokumentave.
Pas këtij veprimi, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit së bashku me automjetin e tij.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com