MAT - I vë zjarrin shtëpisë së xhaxhait, por i është djegur dhe shtëpia e vet pasi dy banesat ishin ngjitur me njëra tjetrën në fshatin Guri i Bardhë, komuna Xibër e Matit.
 
Mes nipit dhe xhaxhait ka pasur një konflikt të kahershëm për murin rrethues të banesës, ndërsa mbrëmë rreth orës 22:00 27 vjeçari i identifikuar si Imirjan Baleta ka shkuar drejt banesës së xhaxhait, Mehmet Baleta dhe pasi e ka lagur me benzinë i ka vënë flakën.  

Meqë shtëpitë ishin ngjitur me njëra tjetrën flakët kanë përpirë dhe banesën e autorit. Polici arrestoi autorin.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)