Policia e Matit godet një rast të armëmbajties pa leje në banesë. Specialistë për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Bilal Bushit, 64 vjeç, banues ne Dukagjin, njësia administrative Derjan Bashkia Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 14.00 të datës 09.08.2016, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatike e tipit Kallashnikov dhe një krehër me 30 copë fishekë model -56 të cilat i mbante pa leje.
Kontrolli i banesës u zhvillua pasi Policia mori një telefonatë se në banesën e shtetasit të mësipërm kishte një konflikt familjar.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com