Mat/ Ndezën zjarre dhe shkaktuan djegien e rreth 3 hektarëve tokë, vihen nën hetim 2 persona

Mat/ Ndezën zjarre dhe shkaktuan djegien e rreth 3 hektarëve tokë, vihen nën hetim 2 persona

Mat – Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Matit pasi dyshohen si atorë të dy zjarreve, duke shkaktuar kështu djegien e rreth 3 hektarëve tokë me bimësi.

Dy të dyshuarit të identifikuar me inicialet R.N. dhe M.K. kanë ndezur zjarret në Njësinë Administrative Komsi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij Komisariati, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", për shtetasit R.N.,  dhe M.K., të dy banues njësinë administrative Komsi,  pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 3 hektarë tokë me bimësi”,- njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?