MAT- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Mat, por policia e ka mbajtur të fshehtë. 27-vjeçari, Aldo Guna, është plagosur në errësirë pasi ka dalë nga një dasmë.
 
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Benjë të Matit, por ende nuk dihen autorët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)