Mat, xhaxhai e nipi 14 vjeç mbyten
në gropën e hapur për krom

Mat, xhaxhai e nipi 14 vjeç mbyten<br />në gropën e hapur për krom
MAT- Xhaxha e nip janë mbytur në një gropë të hapur më parë për nxjerrjen e mineralit të kromit.
 
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme në fshatin Macukull në Mat, teksa viktimat kishin hyrë për t’u larë.
 
Sipas policisë, trupat e të mbyturve janë zhytur në thellësi të gropës së mbushur me ujë të mbledhur nga reshjet e shirave dhe shkrirja e dëborës, ndërsa disa orë më pas janë nxjerrë nga banorët e zonës.
 
Mësohet se fillimisht është mbytur adoleshenti 14-vjecar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Më pas, në tentativë për ta shpëtuar, është mbytur edhe xhaxhai i tij Ramazan Pili.
 
Sipas banorëve, gropa është e thellë rreth 8 metra dhe do të shfrytëzohej për krom nga vetë familjarët e viktimave.
 
Fillimisht, banorët e fshatit rrethuan gropën ku ndodhi ngjarja, për të mos lejuar familjarët e viktimave të kërkonin trupat e mbytur, pasi tragjedia mund të merrte përmasa më të mëdha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq