“Momenti ideal për të blerë e investuar në Shqipëri”, kjo ishte ftesa që kryeministri Rama u bëri investitorëve dhe agjencive të zhvillimit nga 37 vende të ndryshme të botës që u bënë bashkë në eventin më të madh të biznesit në Tiranë “Match-Maker Albania 2025”.
“Nuk dua të mbaj një fjalë të gjatë se jam i sigurt që keni ardhur tashmë dhe nuk keni nevojë të bindeni për të ardhur por dua të them thjesht për këdo që ka ardhur të hedhë një sy këtu. Duhet të kuptojë se kjo është koha për të investuar në Shqipëri, për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë. Nesër të gjithë do të duan të vijnë, të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë. Kështu që çfarëdo që doni të bleni apo bëni, bëjeni tani. Sepse është një moment ku Shqipëria nis të lulëzoje dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialet që ka. Kur të gjithë ta marrin vesh nuk do të jetë kaq e lehtë sa është sot edhe pse dje ka qenë më e lehtë. Por edhe sot është mjaft e lehtë”, tha Rama.
Fokusin, Rama i fton ta kenë në terrene ende të pashkelura e zhvilluara, në zonat malore të vendit, ndërsa sinjalin më pozitiv se investimet e tyre do mund të kthehen disafish në të ardhmen thotë se janë shifrat në rritje të turistëve të huaj.

“Dua t’ju them se shifrat ndërkohë sapo fillojnë të bëhen sa i takon vëllimit të turistëve, të të gjitha llojeve të eksport importeve, dhe të gjitha lloje e shprehjeve të interesit si në hapësirën bregdetare dhe në atë malore. Jemi vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka, po ashtu për t’u bërë bashkë aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë të biznesit. Ka diçka që vazhdon të jetë shumë e lirë në Shqipëri, që është gjithçka që mund të kërkojë në male. Për të gjithë ata që e njohin Shqipërisë përmes detit apo qyteteve, po ju them që më e mira është në male. Dhe çfarëdo që dikush do të bëjë sot në male, është diçka që do t’i shpërblehet në një mënyrë të shumëfishtë dhe me shifra të shumëfishta, me një të ardhme të afërt”, shtoi kreu i qeverisë.
Për zhvillimin e zonave rurale qeveria ka lançuar edhe “Paketën e Maleve” duke i dhënë mundësinë 500 sipërmarrësve vendas, emigrantëve, apo edhe ata që duan të zhvillojnë pronën e të parëve të tyre në agroturizëm. Viti 2024 u mbyll me rreth 12 mln turistë, 15% më shumë se në 2023-shin.
Xh.D/SI.E./Shqiptarja.comKomente


..ndërtoje atë Projekt Stadiumin e Korçës së Cassamonti-t aty te ish Klubi Dinamo, poshtë Digës së Liqenit Artificial!..do ishte një ÇapoLavoro Arkitekturës por edhe shumë pranë Daljes së Autostradës!
PërgjigjuItalia është nje nga shtetet themeluese te BE, vend i njohur ne te gjith botën ne cdo aspekt te mundshëm, por tokat buqsore ne itali jan disa her me lir se ne Shqipëri, edhe pronat e pa tundshme ne zona rurale jan shum me lire se ne shqiperi. Kështu qe KM po fton lavatriçet e mafjas europiane te pastrojnë parat ne nje shtet pa siguri juridike
PërgjigjuTë blejnë gurë e vjedhur të Shqiptarëve. Se nesër do ja u vjedhin përsëri gurin investitorëve. E guri del në shitje përsëri.
PërgjigjuFiks.