Maternitet i ri në Berat/ Rama: Nga simbol i harresës shndërrohen në shembëlltyrë të standardeve europiane

Maternitet i ri në Berat/ Rama: Nga simbol i harresës shndërrohen në shembëlltyrë të standardeve europiane

Materniteti i ri i Beratit

BERAT- Pas Lezhës, edhe Berati do të ketë një maternitet të ri, sipas standarteve Europiane.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga punimet, ku shkruan se ky maternitet nga "një simbol i harresës" është shndërruar në një në shembëlltyrë të standardeve europiane.

Ky maternitet ka 50 shtretër, 2 salla operacioni dhe sipas mjekëve, janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e qarkut.

"Aty ku po merr jetë një tjetër investim i qeverisë shqiptare në rrugën pa kthim të transformimit të sistemit shëndetësor, Materniteti i Ri i Qarkut, që do t’i ndryshojë njëherë e mirë faqen, shërbimit të nënave të reja, duke e kthyer nga simbol të harresës së dekadave të tëra, në shembëlltyrë të standardeve europiane, ku bashkë me ardhjen e fëmijës në jetë vjen në maternitet edhe Çeku i Bebes për çdo lindje, nga 40 mijë lek të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin e deri 120 mijë për të tretin e më tej", shkruan Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë