TIRANE - Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e projektit pilot për vendosjen e matësave inteligjente të energjisë, Partia Demokratike e ka konsideruar këtë një projekt që do t’u kushtojë shumë xhepave të shqiptarëve.
Nga ana tjetër OSHEE e ka konsideruar këtë një përpjekeje të opozitës për të penguar rimëkëmbjen e sistemit energjetik, ndërsa sqaron se projekti mundëson që qytetarët të paguajnë vetëm atë që konsumojnë.
Ora 14:50 OSHEE: Projekti vetëm pagesën e energjisë që konsumohet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka konsideruar pretendimet e PD përpjekje e saj për të penguar punën për rimëkembjen e kompanisë dhe për të nxitur pakënaqësinë e qytetarëve. Në deklaratën e shëprndarë për mediat nga OSHEE thuhet se vendosja e matësave inteligjent të energjisë është një projekt pilot, teresisht i mbuluar financiarisht nga pala gjermane.
Më poshtë komunikata e plotë e OSHEE:
Partia Demokratike vazhdon me kembengulje te pengoje punen per rimekembjen e kompanise sone. Akuza dhe shpifje te renda po leshohen perdite ndaj kompanise dhe perpjekja per te nxitur pakenaqesine e qytetareve, po shoqerohet edhe me perpjekjen per te penguar investimet e domosdoshme per rrjetin e shperndarjes e per sherbimin ndaj klientit. Kurajoja e atyre qe e shkaterruan kompanine dhe e zhyten ne 1 miliarde borxhe, per te akuzuar e shpifur sot ndaj kompanise eshte kriminale. Ashtu sic eshte teresisht e turpshme perpjekja per te goditur projektin madhor te sherimit te plages se madhe te faturave arbitrare, permes vendosjes se matesve inteligjente. Ne sot prisnim qe Partia Demokratike ta pershendeste hapin e afrimit te grupit te madh gjerman Deutsche Telekom me OSHEE. Por e kunderta ndodhi fatkeqesisht. Nje projekt pilot, teresisht i mbuluar financiarisht nga pala gjermane, u godit pa filluar akoma. Nderkohe u thane shume te paverteta. Plani yne i reformimit radikal te OSHEE dhe projekti me i madh inovativ qe Shqiperia ka nisur ndonjehere, ai i matesve inteligjente, nuk synon te nxjerre me shume para nga xhepat e shqiptareve po te beje realitet deshiren e shqiptare qe te paguajne vetem ate qe konsumojne. Partia Demokratike ne pushtet u shiti bizneseve kasa fiskale nga 400 dollare dhe u mori cdo vit 100 dollare per mirembajtje. OSSHE nuk do t'ua shese shqiptareve matesat inteligjente, po do t'i kete ne pronen e saj dhe financimi i ketij operacioni madhor do te mbulohet nga te ardhurat qe OSHEE do te perfitoje prej uljes se pritshme te humbjeve te medha, si rezultat i suksesit te matesve inteligjente.
Ora 14:00 Matësat inteligjentë të energjisëPD: Janë me kosto për shqiptarët!
Partia Demokratike ka reaguar pas shpalljes së projektit të qeveirsë për furnizimin e qytetarëve me matësat inteligjentw të energjisë.
Nga selia blu, drejtuesja e departamentit për energjinë Zana Guxholli, tha se këto matësa kërkojnë shumë investime, rezultojnë me kosto të mëdha, janë të manipulueshëm dhe të dëmshëm për shëndetin.
Më poshtë komunikata e plotë e Partisë Demokratike:
Pasi rriti çmimin e energjisë me 25 përqind, pasi detyroi 54 mijë qytetarë të paguanin fatura abuzive e me kamate, për një detyrim të shpallur të paligjshëm që në vitin 2011 nga ERE, pasi rifuti faturën famëkeqe aforfe, pasi solli errësirën dhe burgun për ata që skanë mundësi të paguajnë, pasi nuk mbajti asnjë premtim, papritmas Edi Rama lajmëron një gjëmë tjetër: Matesat inteligjentë.Projekti pilot parashikon 10 mijë matësa, që do ofrohen nga kompania partnere. Ajo cfarë i shqetëson qytetarët e vendit, është pyetja, po 1 milionë matësa të tjerë, do të dhurohen, apo do të blihen nga qeveria. Dhe sigurisht, nëse do të blihen, kush do t’i blejë, me paratë e kujt do të blihen. A do të blihen ato nga taksat e qytetarëve?
Qytetarëve do t’u shtohej një barrë e re, qindra milionë euro, sa është kostoja për matësat inteligjente. Nëse këta matësa tmerrësisht të shtrenjtë, me çmim nga 350-600 euro, do të paguhen nga taksat e qytetarëve, ato do ta shtojnë më tej faturën tashmë të rritur të energjisë, si një harac i ri që duhet të paguajnë për Edi Ramën.
Por përveç 500 milionë eurove sa parashikohet të jetë fatura e 1 milionë matësve inteligjentë, duhen investime paraprake për të garantuar stabilitet absolut në të gjithë sistemin, duhet tension i qëndrueshëm, duhet infrastrukturë komunikuese të dhënash ndërmjet kompanisë furnizuese, matësve dhe konsumatorit, pra duhen pa frikë, edhe qindra milionë euro të tjera investime.
Pra kostot do të vazhdojnë rritjen e të gjitha këto do të shkarkohen në xhepin e qytetarëve. Për më tepër, këto matësa kanë krijuar probleme dhe debate edhe në vendet e zhvilluara, duke nisur nga shëndeti për shkak të rrezatimit që kanë, kostoja e lartë, e pasiguria, pasi janë të manipulueshëm.
Cfarë studimi ka bërë Edi Rama për ndërmarrjen e një projekti kaq të shtrenjtë e problematik?
Në shumë vende, si Amerika, në New York, apo Kaliforni, këtë cështje e kanë në diskutim në shumë instanca, pasi këta matësa shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut me rrezatimin mikrovalor 100 herë më të lartë se i smart phoneve. Këto konstatime janë bërë nga shkencëtarë të ndryshëm dhe nga American Medical Association.
Këta matësa janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimit më të vogël të tensionit, ndryshimeve atmosferike, cka i corienton. Fakte të gjalla për këto ka në Kanada, Ontario, apo Viktoria të Australisë, ku kritikat shkojnë deri në parlament, për kosto e dëme të mëdha. Matësat inteligjentë rezultojnë edhe të manipulueshëm nga njeriu dhe të atakueshëm nga hakerat, cka mund të sjellë ndërhyrje në vlerat e faturave.
Veç kësaj, matësat bëhen transmetues të të dhënave dhe informacioneve shumë të ndjeshëm personalë. Pra përpara se të shpallë me heroizëm projektin, Edi Rama duhet të sqarojë qytetarët e vendit për kostot e mëdha, për gjithë këto pikëpyetje, dhe më e rëndësishmja, nëse paratë për matësat inteligjentë do të dalin nga xhepat e shqiptarëve?
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO