Matësat inteligjentë, Rama:
Projekti me Deutsche Telekom

TIRANË - Kryeministri Rama deklaroi gjatë një konference të organizuar për Rimëkëmbjen Energjetike se kompani Gjermane Deutsche Telekom ka bërë një ofertë për të bashkëpunuar me një projekt pilot për efektshmërinë e matësave, më tej ai tregoi edhe zonat që do të preken nga projeti pilot.

“Deutsche Telekom na kanë bërë një ofertë për të bashkëpunuar me një projekt pilot për efektshmërinë e matësave, që nga zonat si Bathorja, Alliasi, Autostrada, rruga ‘5 Maji’, zona te tregu, duke na dhënë të gjithë elementët si do të futemi në një proces të hapur dhe me cfarë termash. Por në 5 vite transformim t’i japim mundësinë cdo shqiptari që shërbimin ta ketë absolutisht serioz dhe korrekt jo mijëra lekë më shumë sesa konsumon, por qindarkë më qindarkë aq sa konsumon. Domethënë rritje e eficensës, ulje e humbjeve, racionalizim për cdo familje për OSHEE dhe çlirim i dytë i Shqipërisë nga ky makth i madh që na ka shkaktuar injoranca në raport me këtë pasuri kolosale. Pasuri që duhet të ishte burimi kryesor i rritjes së pasurisë dhe jo shkatërrim”.-tha Rama. Fjala e Kryeministrit Rama në takimin e organizuar nga OSHEE “Rimëkëmbja energjetike”

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se nuk do të ketë falje të borxheve ndaj energjisë elektrike. Ai shtoi se i kakërkuar OSHEE-së që të rishikojë qëndrimin ndaj të përmbyturëve. 

Rama i përgjigjet Blushit: S’ka reforma pa masa
Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe deputetit socialist Ben Blushi që e kritikoi dy ditë më parë mbi reformat e ndërmarra nga qeveria që prekin tërësisht të varfrit.
“Nuk ka reforma pa masa dhe reformat pa masa janë të pavolitshme”. – tha Rama duke shtuar se “Është dritëshkurtër logjika se këto reforma pengojnë zhvillimin ekonomik, tha Kryeministri. Përkundrazi, theksoi ai, reformat ndihmojnë në uljen e varfërisë në vend.  Këto reforma dhe të gjitha masat e tjera të marra që nga reforma territoriale, shlyerja e borxheve të prapambetura, sipas kryeministrit Rama do të rimëkëmbin ekonominë.

"Pikërisht, pse ne po bëjmë një reformë themelore, por jo vetëm në energji, po në një zinxhir reformash themelore, kemi arritur të marrim nga Banka Botërore një financim, 150 milionë euro për rilindjen e Shqipërisë në energji. 150 milionë dollarë, që kanë qenë aty edhe më parë. Kanë qenë gati për t’u marrë nga qeveria paraardhëse, por të kushtëzuara me reformat; Reforma e pensioneve, reforma e tregut energjetik dhe një sërë reformash të tjera në zinxhirin e reformave modernizuese, që ju mohuan shqiptarëve për 20 vjet dhe që tani, disave ju duken si të tepërta, si shumë, si të gjitha menjëherë. Por në fakt janë të gjitha pjesë e një operacioni që duhet bërë, sepse është njësoj si një i sëmurë me kancer të shtyjë përballjen me armikun që ka brenda trupit të vet, duke e lënë armikun të rritet, të zhvillohet dhe ta dominojë plotësisht trupin, deri në pikën që nuk operohet dot më. ​

Rama: Denonconi rastet abuzuese, mbroni të drejtën tuaj
Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi, pasi vetëm në këtë formë mbrojnë të drejtën e tyre.

"Ky është momenti për të përsëritur për të gjithë qytetarët: Celulari që keni në dorë është një armë në luftën me çdo shfaqe abuzivizmi ndaj jush. Përdoreni dhe ne jemi në krahun tuaj. Ashtu sikundër, portali antikorrupsion është një platformë që është e qytetarëve. Vetëm në më pak se një javë që ka hyrë në funksion janë disa dhjetëra kolektiva shkollash që kanë fituar. Kanë fituar, sepse kanë denoncuar. Kolektiva shkollash, mësues apo prindër kanë denoncuar drejtues ordinerë, njerëz që ju rrinin në kurriz dhe nuk i linin të merrnin frymë, abuzues. Kanë arritur të largojnë drejtues, nëndrejtues apo mësues, të cilët nuk janë në lartësinë e detyrës. Kështu fitohet. Reagimi që ç’të denoncojmë, ne s’jemi spiunë, nuk ka lidhje. Kjo ka lidhje: Je përballë në hipotekë me dikë që të mohon të drejtën tënde, je përballë në rrugë me një polic të dehur, je përballë në një zyrë me dikë që të refuzon një shkresë, mbrohu! Nuk mund të mbrohesh duke kërkuar një mik. Nuk ka nevojë. Nuk mund të mbrohesh duke çuar një sms tek të njohurit. Nuk ka nevojë. Mbrohu! Çoje denoncimin tënd për këtë njeri që të ka dalë përballë drejt e tek ne dhe na vër në provë. Ne jemi me ty, nuk jemi me atë. Sepse ne, këtu jemi nga ty, jo nga ai. 

" Është propaganduar në mënyrë hileqare se lufta ndaj vjedhjes së energjisë. Afro 90 % e të ndaluarve dhe gjykuarve janë biznesmenë. Më shumë se 50 punonjës të kësaj kompanie dhe policie. Punonjës poste që vjedhin paratë e konsumatorëve. Ata që nuk heshtën çuan prapa hekurave vjedhësit e kontributit të tyre dhe nuk paguan sërish."- tha Rama.


rama
 
Rama: Nuk falim asnjë detyrim të OSHEE-së, s'është furgon elektoral
Kryeministri Rama ka mohuar çdo mundësi për falje të borxhi që qytetarët kanë ndaj OSHEE-së duke theksuar se kjo kompani nuk është furgon elektoral i partisë që fiton zgjedhjet.

"Këtu është me vend të bëhet një sqarim. Nga tetori i vitit 2008 deri në prill të vitit 2011 janë goditur 53 900 konsumatorë me fatura abuzive, të cilësuara nga ERE si dëm ekonomik i drejtpërdrejt dhe si fatura të paligjshme. Ne nuk i kemi falur, por i kemi anuluar, sepse nuk ishin detyrime të konsumatorëve, por ishin produkt i asaj politike keqbërëse, arbitrare, të dhunshme ndaj konsumatorëve dhe jemi bazuar tek vendimi ligjor i ERE-s, që nuk u zbatua kurrë nga ata që, fatkeqësisht, sot kërkojnë llogari nga ne për plagët që i kanë hapur këtij vendi e këtij populli, nga të katër anët dhe na tregojnë me gisht plagët që kanë hapur ata, duke kërkuar llogari nga ne. 

"Ne nuk do falim detyrime të ligjshme të kompanisë sepse është çështje jetike e kompanisë më të madhe në shqipëri që është trajtuar si lopa e humbur që të gjithë e kanë mjelë ndërkohë që është kompani dhe është më e madhja në vend. A ka ndonjë kompani ku mund të shkosh ta trajtosh kështu vetëm se është publike? Po çfarë ndryshimi ka se e kemi bërë si një kadavër por ia kemi bërë vetes. Kompania ka sot detyrimin të sillet si kompani dhe të mos ndryshojë asnjë bilanc se nuk është OSHEE furgoni elektoral i partisë që fiton zgjedhjet për ta ngarkuar me njerëz të paaftë e për ti shëtitut ata të bëjnë pazaret e fshehjes së detyrime apo tu marrin paratë pensionistë, PAK e ti shkelin syrin biznesmenëve që kanë paguar më pak se një furrë buke. Duhet dhe do të kthehet në një kompani lider në të gjitha spektet:"- tha Rama

Rama: Sektori energjetik do të kthehet në burim fitimi brenda 5 vitesh
Kryeministri Rama theksoi se kjo reformë do të ketë efekt pozitiv duke u kthyer në një burim fitimi për vendin pas 5 vitesh.

Sot kemi disa të dhëna në dorë, që janë fryt i një vizioni kurajoz, i një planifikimi agresiv, i një ligjzbatimi të hekurt, por edhe i një rritjeje të ndjeshme të vetëdijes qytetare se kështu nuk mund të vazhdohet më. E falë rritjes së kësaj vetëdijeje, unë besoj jo vetëm nën trysnin e masave, por edhe nën trysninë e fakteve të pakundërshtueshme se nuk ka rrugë tjetër, kemi mundësinë të shikojmë se vetëm në janar të këtij viti, humbjet janë 10.3 % më pak sesa në janarin e një viti më parë dhe 14 % më pak sesa në janarin e vitit 2013. Në tingëllim është pak, por është kolosale si ulje, po të kemi parasysh se humbjet tona nuk janë humbje që vijnë nga vjedhjet, por janë humbje që vijnë nga një sistem i degraduar shpërndarjeje, për të cilin ju këtu dhe të gjithë ata që e njohin fare pak sistemin, janë të vetëdijshëm. Por nuk ka nevojë ta njohësh sistemin, mjafton të shikosh rreth e rrotull, ato shtyllat e drurit të kohës së Enverit, që mezi mbahen në këmbë dhe vazhdojnë të jenë në afro 90%, garantët e sigurisë energjetike të familjeve.

Nga ana tjetër, arkëtimet në janar janë 57% më shumë sesa arkëtimet për 2014-n dhe 128% sesa arkëtimet e 2013-s. Ndërkohë që lidhjet e reja në janar janë afro 5 mijë, pra, rreth 80% më shumë se lidhjet e reja në 2014-n, se me 2013-n, tek lidhjet e reja nuk ia vlen fare të krahasohemi.


Rama: OSHEE të mbrojë të përmbyturit, jo vetëm ata në jug  
"I Kemi kërkuar komanisë që të rishikojë qëndrimin ndaj të përmbytëve, jo vetëm të për ata  në jug, por edhe për ata në veri. Nuk i ndajmë t përmbyturit në tanët dhe të tyret. Të gjithë të përmbyturit do trajtohen njësoj nga OSHEE edhe në malësinë e madhe e koplik. Vetëm ata që rezultojnë të përmbytur do të trajtohen njësoj. Siç po trajtojmë njësoj për dëmshpërblimet."- tha Rama. 

Energjia, Rama: Kujdesi ndaj klientit është mizerabël
"Duam një shërbim ndaj klientit të standardeve europiane. Sigurisht jemi të vetëdijshëm, kujdesi ndaj klientit është mizerabël. Fjalë për ta përcaktuar, pa ju shmangur përballjes me realitetin. Por është mizerabël për më shumë se një arsye dhe siç e kam përsëritur pa fund dhe siç besoj po më jep të drejtë koha, nuk është çështje hiq Lekën, vër Prengën, sepse si Leka, si Prenga sillen ndryshe në sisteme të ndryshme. Nëse një sistem është i kalbur, i dorëzuar, i korruptuar, edhe leka, edhe Prenga janë pjesë e tij, nuk i ikin dot. Por, nga ana tjetër, duke modernizuar sistemin, duhet të trajnojmë dhe të vetëdijësojmë Lekën dhe Prengën që të ngrihen në nivelin e sistemit në shërbimin ndaj klientit. 


Rama: Sistem të ri për pagimin e energjisë, s’do ketë më radhë
"Atëherë, këtë muaj hyn në fuqi, një sistem tërësisht i ri pagese, i diversifikuar, nuk është më monopol i postës dhe qytetarët mund të paguajnë në shumë drejtime. Qytetarët mund të paguajnë energjinë, nëpërmjet telefonit celular, pa asnjë problem. Ju del aty fatura e detyrimeve dhe ata, me një klik i kanë shlyer detyrimet. Qytetarët mund të paguajnë edhe nëpërmjet internetit, në portalin tonë qeveritar e-albania, në portalin e shërbimeve që është një portal që do të hyjë në funksion me shumë shërbime, brenda këtij muaji. Pra, nuk do të ketë nevojë as për të shkuar në radhë, as për të pritur radhën, as për t’u përballuar me sportelistë që nganjëherë nuk dinë ç’kërkojnë. Ashtu sikundër do të ngrihen sportele të posaçme, për t’u informuar për energjinë dhe për të paguar energjinë, edhe në qendra të ndryshme tregtare ku qytetarët shkojnë për të bërë blerje të natyrave nga më të ndryshme dhe me atë rast paguajnë edhe energjinë. Pra, e gjitha do të jetë e liberalizuar dhe pa kosto tek qytetarët. Kjo është më e rëndësishmja, por edhe me një përqindje më të ulët të kostos së OSHEE, sesa ajo që kishte me postën që kishte ekskluzivitetin" tha Rama.
 
Rama: Matësa inteligjentë, qytetarët do paguajnë aq sa konsumojnë
"Për shumë konsumatorë frika se energjia nuk mate siç duhet. Na duhet të transformojmë sistemin do të hyjmë në matësat inteligjentë. Lajmërojnë kudo që energjia konsumohet, por nuk faturohet. Nuk do të hymë në këtë proces sy mbyllur, si të përmbyturit që janë në opozitë me Kasat për bizneset. Nuk do t’ia faturojmë koston e matësave konsumatorëve. Një nga kompanitë më të madhe gjermane na ka bërë një ofertë për një projekt pilot që do të na lërë ët kuptojmë efikasitetin e matësave. Do të na japë elementët qyetarë të paguaj aq sa konsumon."- tha Rama.

Energjia, Rama:Ulja e humbjeve 21 milionë euro më pak import
Ulja e humbjeve në sistemin e energjetik ka sjellë 21 milionë euro më pak energji të importuara për të përballuar konsumin e brendshëm ka deklaruar kryeministri Rama gjatë një konference të organizuar për Rimëkëmbjen energjetike.
 
"Rrezikoheshim nga një kolaps financiar.  Vetëm në janar të këtij viti humbjet janë 10.3% më pak. Në tingëllim pak, por janë kolosale. Humbjet vijnë nga sistemi i degraduar.  Arkëtimet në janar janë 128 % më shumë se arkëtimet 2013-s. Lidhjet e reja në janar rreh 80% më shumë se në vitet e kaluara.  Ulja e humbjeve ka sjellë 21 mln euro më pak import. Që do të thotë 21 milionë euro më tepër investime.  Janari u mbyll e 62 milionë dollarë kontribuar dhe humbjet i zbritën në nivelin e parashikuar sipas planit."- tha Rama.

Rama: Pagimi i energjisë së prapambetur, oferta skadon më 28 shkurt
"Janë të pafundëm qytetarët që paguan gjithë borxhin dhe përfituan 80 përqind nga kamatëvonesa. 5 mijë familje me ndihme ekonomike kanë përfituar nga fillimi i operacionit për të realizuar ofertën që skadon në 28 shkurt. Kjo ofertë është e tillë që nuk do shtyhet më, 28 shkurti është afati përfundimtar dhe nuk do ketë më asnjë tolerancë për askënd që do kërkojë shërbim nga kompania nëse është në pozitë borxhi dhe do të jetë i detyruar ti paguajë të gjitha për të marrë energji. I bëj thirrje të gjithëve që të mos ndodhë si me legalizimet që e lanë për ditën e fundit por të shkojnë të lidhin marrëveshjet. Nga periudha tetor 2008-prill 2011 janë goditur 5900 konsumator me fatura abuzive të caktuara nga ERE si fatura të paligjshme. Ne nuk i kemi falur por i anulluam se ishin prodhim i politikës së keqe që nuk u zbatuar nga ata që na kërkojnë sot llogari."- tah 

Çela: 4.46 miliardë lekë investime këtë vit, 225 mijë matëse të rinj 
Kreu i OSHEE-së, Adrian Çela ka deklaruar sot gjatë konferencës "Rimëkëmbja Energjetike" se për këtë vit synohet të investohen 4.46 miliardë lekë në sistemin e energjisë në Shqipëri, ku vend kryesor do të zërë sistemi i shpërndarjes, por edhe plotësimi me matësa për konsumatorët, rreth 225 mijë të tillë

Kompania ka bërë një plan ët qartë të investimeve, synojmë garantimin e furnizimit me energji. Garantojmë se kompania do ti dalë zot detyrimeve të veta. 4.46 mld lek do të investohen. 225 mijë matëse të rinj për konsumatorë.

Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se Ajo që po ndodh muajit e fundit faktojnë qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre po shkëputen nga informaliteti, e kanë të qartë se vetëm duke paguar marrin shërbim.
 
Sipas tij skema lehtësuese dha efektin e saj.

“Mbi 137 mijë kontrata të reja. Kanë përfituar nga lehtësimi prej 80% të faljes së kamatvonesavve 43,500 familje.”
Çela theksoi se OSHEE bëri anulimin e rreth 54.000 faturave abuzuese duke shtuar se garanton se kompania do të marrë përsipër detyrimet e veta

Ahmetaj: Po nisim një fazë të re bashkëjetese me sistemin e energjisë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në sektorin energjetik përbëjnë një pikë kthese të domosdoshme në sektorin ekonomik.
 
Duke folur në konferencën “Rimëkëmbja Energjetike”, ministri Ahmetaj vuri theksin në faktin se treguesit pozitiv të arritur nga OSHEE në një vit inkurjojnë qeverinë me vijmin e reformave të gjithanshme. Ahmetaj: Reformat, pikë kthese e domosdoshme në sektorin ekonomik

Tahiri: 130 mijë kontrolle dhe 893 të arrestuar, nuk ndalemi këtu
Ministria e Punëve të Brendshëm është në mbështetje të plotë të gjitha instancave që merren me zhdukjen e fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike, tha sot Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, duke garantuar se ky aksion do të vijoi deri sa të ndërpritet dhe lidhja e fundit e paligjshmërisë.

I pranishëm në konferencën “Rimëkëmbja e Energjetike”, Ministri Tahiri theksoi se Policia e Shtetit është në këmbë dhe sot ka fituar një besueshmëri shumë të lartë se më parë. Aksioni i Energjisë, Tahiri:130 mijë kontrolle e 893 të arrestuar,s'ndalemi

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave