Matilda Makoçi rikthehet në skenat 
e artit, ekspozita në Pazarin e Ri

Matilda Makoçi rikthehet në skenat <br />e artit, ekspozita në Pazarin e Ri
Aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi ka qenë pjesëmarrëse në një aktivitet artistik të organizuar në Pazarin e ri në Tiranë.

Prej më shumë se një vit ajo është bërë pjesë e aktiviteteve kulturore dhe sociale. Këtë herë është pjesëmarrëse në aktivitetin e ekspozitës “Markata e artit” të organizuar nga Natasha Bega.

Ekspozita e çelur në mbrëmjen e së shtunës do të qëndrojë deri ditën e mërkurë në Pazarin e Ri. "Botën do ta ndryshoje ARTI dhe Gruaja", thotë piktorja Natasha Bega.

Bega ka organizuar për fëmijët një panel përrallor me kafshët e pyllit e të xhunglës. I ka veshur ata si në një teatër dhe protagoniste ka zgjedhur aktoren e mirënjohur Matilda Makoçi.
 
Makoçi pas çeljes së ekspozitës ulet që t’u rrëfej fëmijëve përrallen e “Lejlekut Ëndërrimtar”.
 
Të dyja gratë artiste, dinë çfarë duan fëmijët për të kaluar një ditë të mrekullueshme. Pasi kanë veshur veshjet festive ata e ndjekin gjithë kureshtje aktoren mit të viteve ’80.
 
E shkëputur prej vitesh nga jeta artiske, Matilda Makoçi ka premtuar rikthimin në jetën artistike dhe po e bën këtë gradualisht.
 
“Nuk kam ndonjë gjë për të thënë para kamerës. Unë thjesht do të vijoj të jem pjesë e jetës artistike”, thotë Makoçi.
 
Kur thotë jetës artistike, nuk e ka fjalën edhe për filmat. Disa muaj më parë në një tjetër aktivitet ajo është shprehur se “filmi është nostalgji e rezauruar”.
 
Ndërsa autorja e ekspozitës Bega e ka harmonizuar çdo detaj të aktivitetit me pamjen e re të Pazarit të Ri. I ka pëlqyer që në fillim rindërtimi i këtij sheshi dhe aty thotë se ka marrë një kënaqësi të madhe kur ka parë se njerëzit sadopak të ardhura që kanë afrohen për të blerë vepra arti.

Ndërkohë Makoçi gjatë një bashkëbisedimi e konsideron Natasha Begën një artiste me energji të veçantë.
 
Bërja e fustaneve për fëmijët e ftuar në ekspozitë, ndërthurja e artit piktorik me popartin dhe punët artizanale të Begës janë një inspirim për aktoren për të qenë së bashku në skenat e artit.
 
Makoçi e ka bërë rikthimin në jetën artistikë për herë të parë pikërisht në një ekspozitë të Natasha Begës.
 
Matilda Makoçi premton rikthime të tjera në skenat e jetës kulturore, duke sfiduar tërheqjen gati 30-vjeçare nga skena për arsye shëndetësore.

[gallery]22717[/gallery] 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel