Matteo Mandala: Vepra e Kristo
 Frashërit, një arritje lapidare

Matteo Mandala: Vepra e Kristo<br /> Frashërit, një arritje lapidare
Studiuesi i njohur arbëresh Matteo Mandala ka vlerësuar veprën e akademik Kristo Frashërit. Mandala i ka dedikuar një in memoriam akademikut të madh, duke përshkruar rëndësinë dhe rolin që ka në historiografinë shqiptare.

Vepra e e prof Kristo Frashërit mbetet një arritje lapidare e historigrafisë bashkëkohore shqiptare e cila nuk mund të harrohet, shkruan profesor Mandala. Ja fjalët që ia dedikon profesor Matteo Mandala prf, Kristo Frashërit në ditën e ndarjes nga jeta.
 
“Është shuar në moshën 96-vjeçare prof. Kristo Frashëri, dekani i historianëve shqiptarë. Një militim i gjatë në historiografinë shqiptare, që falë kontributeve të tij të shumta të dokumentuara e inteligjente, ka fituar një status shkencor prestigjioz dhe të shumërespektuar.

kristo frasheri
Akademiku Kristo Frashëri

Specialist i mesjetës ballkanike në përgjithësi dhe i asaj shqiptare në veçanti, prof Frashëri ka përfaqësuar unazën e lidhjes ndërmjet dy shkollave historiografike shqiptare më të hershmet dhe ato që kanë ndjekur gjysmën e shekullit të diktaturës.
 
Punët e tij më të të fundit, ato të papërfunduarat kanë mbetur të konceptuara përmes një polemike të freskët dhe të guximshme dhe janë sjellë të përfunduara në kohën kur mjeshtri kishte arritur një moshë të konsiderueshme: shenjë e njohurisë së tij të thellë dhe intensive të shkencës historike dhe metodave të saj.

Për këto dhe të tjera arsye, vepra e prof. Kristo Frashërit mbetet një arritje lapidare e historiografisë bashkëkohore shqiptare e cila nuk mund të anashkalohet. Lamtumirë i nderuar Mjeshtër !”, shkruan Mandala.

mandala
Studiuesi Matteo Mandala

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë! Familjarët kërkojnë drejtësi

U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë! Familjarët kërkojnë drejtësi