Mattis: Kërcënimet e Phenianit
do përballen me reagim ushtarakNATO: Kërcënim për sigurinë globale

Mattis: Kërcënimet e Phenianit<br />do përballen me reagim ushtarakNATO: Kërcënim për sigurinë globale
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, është shprehur se çdo kërcënim i Koresë së Veriut ndaj Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të saj do të përballet me një "reagim masiv ushtarak, efektiv dhe dërmues".
 

Mattis foli jashtë Shtëpisë së Bardhë pasi që ai dhe këshilltarë të tjerë të lartë u takuan me presidentin Trump, pas provës së një bombe me hidrogjen që kreu të ditën e djeshme Koreja e Veriut.
 
Pas mbledhjes që u thir nga Trump, mattis tha se SHBA kanë shumë mundësi në tryezë, përfshirë dhe veprimet ushtarake dhe presidenti dëshironte të dëgjonte mbi të gjitha ato.
 
"Nuk janë duke kërkuar asgjësimin e tërësishëm të Koresë së Veriu. SHBA ka aftësinë të mbrojnë veten dhe aleatët dhe se përkushtimi i Amerikës ndaj aleatëve është ‘i hekurt’”, u shpreh Mattis për gazetarët.
 
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka ftuar një takim emergjent ditën e sotme lidhur me situatën në Korenë e veriut.
 
Trump u shpreh më herët se po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së tregtisë me çdo vend që bën biznes me Korenë e Veriut dhe nuk përjashtoi mundësinë e një sulmi si përgjigje ndaj veprimeve të Phenianit.
 
Koreja e Veriut kreu të dielën provën e gjashtë bërthamore, duke thënë se ka shpërthyer me sukses bombën me hidrogjen, që mund të vendoset në një raketë ndërkontinentale.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit