Matura 2012, dalin koeficientët
për lëndët me zgjedhje

Matura 2012, dalin koeficientët<br />për lëndët me zgjedhje
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar koeficientët e lëndëve me zgjedhje dhe ata të llojit të shkollës së mesme. Koeficientët e lëndëve me zgjedhje janë të ndryshme në varësi të degës që të rinjtë preferojnë të nisin studimet e larta. Për të vlerësuar një lëndë universitete mund të përdorin pesë të tillë: 1; 1.1; 1.2; 1.3 dhe 1.4. Lënda, që një fakultet e vlerëson më pak për shkak se nuk ka shumë afërsi me profilin e saj, i jepet koeficienti më i vogël, pra ai 1 dhe kështu më radhë, ndërsa lënda që vlerësohet më shumë nga fakulteti merr edhe koeficientin maksimal, atë 1.4. Koeficientët e lëndëve me zgjedhje janë të rëndësishëm për maturantët, pasi, para se të shënojnë lëndët që do të japin provim me dëshirën e tyre, duhet të dinë edhe se çfarë note i jep secili fakultet kësaj lëndë. Ta zëmë nëse një maturant do të nisë studimet e larta te Ekonomiku pranë UT-së, dhe merr si lëndë me zgjedhje Biologjinë e thelluar e ka koeficientin 1.4, por nëse do të nisë studimet te Historia e UT-së dhe zgjedh po Biologji e Thelluar e ka koeficientin 1.1 dhe kjo diferencë koeficientesh, krijon një diferencë prej 300 pikësh në renditjen përfundimtare. Ndërkohë që po dje MASH ka publikuar edhe koeficientët e llojit të shkollës së mesme, të cilët ashtu si ata të lëndëve me zgjedhje janë 5, ku maksimali i jepet profilit të shkollës që ngjan më shumë me fakultetin që ke zgjedhur dhe më i vogli atij që ka më pak ngjashmëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta