Matura 2012, del rregullorja
formularët më 15 shkurt

Matura 2012, del rregullorja<br />formularët më 15 shkurt
TIRANE- Miratohet rregullat se si do të zhvillohen provimet e maturës për vitin 2012. Sipas kësaj rregulloreje, MASH miraton deri më datë 15 shkurt Formularin Al dhe AlZ si dhe udhëzuesin e plotësimit të formularit Al dhe AlZ. Sipas kësaj rregulloreje çdo maturant plotëson dhe dorëzon formularin Al apo A1Z në KShMSh-në e shkollës ku ai caktohet për të dhënë provimet, brenda datës 10 mars. Ndërkohë që janë përcaktuar edhe afatet e miratimit, plotësimi dhe dorëzimit të formularit A2. Më konkretisht Deri më date 30 qershor MASH miraton formularin A2, të personalizuar me notën mesatare dhe preferencën e programeve të studimit, të shpallura nga IALP, udhëzuesin e plotësimit të formularit A2. Deri më 20 korrik, formulari A2 dërgohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve në drejtoritë arsimore. Nga periudha 22 korrik-28 korrik, maturantët e tërheqin dhe e dorëzojnë atë të plotësuar në Komisionin shkollor të maturës shtetërore bashkë me mandatpagesën përkatëse. Në formularin A2, maturantët do të shënojnë 10 degët kua duan të nisin shkollën e lartë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri