TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall zyrtarisht në faqen e saj, koeficientët e shkollave dhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2013.

Tashmë, të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet në një nga institucionet e arsimit të lartë publik në vend, duhet të jenë të informuar mbi pikët dhe mënyrën e grumbullimit të tyre.

Çdo maturant, gjatë gjithë procesit të provimeve, që është i detyruar t’i nënshtrohet, do të grumbullojë një sasi të konsiderueshme pikësh, edhe nga lëndët me zgjedhje.

Në varësi të shkollës që ai frekuenton, pra institucionet ku ai do pajiset me diplomë, maturanti ka mundësi që të shohë përveç koeficientit të shkollës, edhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje.

Më pas, maturantit, veç provimeve të detyruara, të cilat kanë gjithashtu përqindjet e tyre, do t’i mblidhen të gjitha pikët, me të cilat do bëjë të mundur aplikimin për pranim në një prej universiteteve publike në vend. Ndërkohë, shumë shpejt pritet të nisë dhe plotësimi i formularit A2.

(sg/atsh/shqiptarja.com)