Ministria e Arsimit ka publikuar notat për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2023. Këtë vit, 440 nxënës kanë rezultuar mbetës ndërsa vetëm 15 kanë mundur të marrin notën 10.
30 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, ndërsa ditën e nesërme më 19 qershor, maturantët do të kryejnë provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.
Nota mesatare e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është 7.34.
Në fakt, ky bilanc rezulton në rritje krahasuar me vitin e mëparshme. Vitin e kaluar, vetëm 2 maturantë mundën të merrnin notën 10 ndërsa ishin 1911 mbetës. Këtë vit janë testuar në të gjithë Shqipërinë 30 mijë maturantë ndërsa vitin e kaluar 33 mijë nxënës.
As këtë vit nuk mungoi qarkullimi i tezës online, jo vetëm në provimin e Gjuhës Shqipe por në të gjitha provimet.
Megjithatë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se kjo gjë nuk e cenon procesin. Ajo shtoi se është e njëjta dorë që i publikon tezat dhe po punohet për gjetjen e tij/tyre.
Pak ditë më parë janë publikuar edhe rezultatet e provimit të anglishtes, që mesa duket është pika e fortë për maturantët. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.
Në vijim, maturantët priten që të njihen me notat e provimit të matematikës dhe të lëndës me zgjedhje, të cilin do e kryejnë ditën e nesërme.
Kliko KËTU për të parë rezultatet.
G.MO/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
6 Janar, 16:55
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Alban Daci: Nuk ka Gjykatë që mohon një gjuhë apo ekzistencën e një Kombi!
11 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04
-
Veliaj pret Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut! Kreu i BDI-së: Çdo cenim i marrëveshjes së Ohrit dëmton marrëdhëniet ndëretnike
11 Dhjetor 2024, 12:27
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor 2024, 11:56
-
Alarmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues
10 Dhjetor 2024, 19:06
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor 2024, 11:02
-
Preç Zogaj: Shthurja e gjuhës si fillimi i shthurjes së një populli
23 Nëntor 2024, 14:36
-
Speciale/ Udha me pengesa e letërsisë shqipe! Botimet për fëmijë, mungesë prurjeje apo vlerësimi?
23 Nëntor 2024, 12:26
Po tek provimi neser do dali teza?Turp
Përgjigju