Matura, 4 lëndët
që të bëjnë fitues

Matura, 4 lëndët<br />që të bëjnë fitues
Këtë vit përzgjedhja e lëndëve që do të shënohen në formularin A1 nuk është edhe aq e lehtë. Kjo pasi, koeficientin më të madh, pra atë 1.4, këtë vit fakultetet ua kanë vënë vetëm lëndëve të thelluara. Që do të thotë se këtë lëndë do të mund ta përzgjedhin vetëm ata maturantë që janë shumë të mirë. Por ky koeficient, pra 1.4 me koeficientin 1.3 që mund të ketë një lëndë tjetër përbën një diferencë prej plot 100 pikësh më pak.

Një tjetër ndryshim që vihet re në përzgjedhjen e lëndëve që ata duan të japin vetë, gjithashtu vihet re se gjuha e huaj e parë, qoftë kjo anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht apo spanjisht ka koeficientin 1.3 në të gjithë fakultete që e zgjedh këtë lëndë si provim të lirë. Një tjetër ndryshim që vihet re është fakti se këtë vit është futur si një lëndë mjaft e preferuar teknologjia dhe një pjesë e madhe e fakulteteve i kanë dhënë notën 1.3

Përzgjedhja
Përzgjedhja e tyre mund t'u kushtojë shtrenjtë kandidatëve për studentë, pasi një provim i tillë mund të të ngjisë 300 pikë më lart në listën e fituesve, ose të të ulë 300 pikë më poshtë. Ndaj të rinjtë duhet të jenë të vëmendshëm që të seleksionojnë si lëndë të provimit me zgjedhje, ata lëndë që u krijojnë mundësi për të fituar në disa fakultete. "Shqiptarja.com " iu vjen në ndihmë duke ju sugjeruar si të bëni zgjedhjen e duhur, duke qenë se tashmë formulari A1 është në duart e maturantëve dhe ka nisur procesi i plotësimit të tij. Kështu nëse vendos të japësh si provim me zgjedhje Filozofinë, Historinë, Sociologjinë apo Ekonominë, atëherë të rinjtë i kanë shanset për t'u klasifikuar si fitues në 4 fakultete. Atë të Drejtësisë, te të gjithë degët e Shkencave Sociale, në fakultetin e Gjuhëve të Huaja osi dhe në atë të Filologjisë. Kjo pasi këto fakultete i japin koeficientin më të lartë, 1.3, këtyre lëndëve. Po kaq shumë shanse ke edhe nëse zgjedh të japësh si lëndë me zgjedhje Fizikën dhe Kiminë, të cilat të rendisin fitues në fakultetin e Shkencave Natyrore, në atë të Mjekësisë, në Infermieri, në Ekonomik si dhe në të katër fakultetet e Politeknikut (Inxhinieri Ndërtimi, Gjeologji- Miniera, Elektrike dhe Mekanike). Ndërsa nëse je i mirë në Anglisht (kur kjo është gjuhë e huaj e parë), atëherë mundësitë për të fituar dyfishohen pasi kjo lëndë me vendim të ministrisë së Arsimit ka pikët maksimalë në të gjitha fakultetet, pavarësisht specifikës që kanë. Ndërkohë që këtë vit ka një peshë të madhe edhe teknologjia, që është futur si lëndë prioritare te të gjitha degët e shkencave të natyrës. Gjithashtu po aq rëndësi sa koeficientët e lëndëve me zgjedhje, kanë edhe koeficientët e llojit të shkollës së mesme.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar