Matura, dalin notatat e provimit
të matematikës, 5000 dhjeta

Matura, dalin notatat e provimit<br />të matematikës, 5000 dhjeta
TIRANE - Ditën e djeshme ka përfunduar vlerësimi i të gjithë testeve të matematikës. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Vlerësimeve, Alfons Harizaj, shprehet se duke filluar që nga dita e sotme, do të fillojë hedhja e të dhënave në formatin elektronik, proces i cili parashikohet të zgjasë dy ditë, kohë pas së cilës notat do të jenë gati për t’ua dhënë edhe vetë gjimnazistëve.

Drejtori i AVAS, na thotë se ndonëse e dinë se rreth 8% e të rinjve kanë marrë mbi 45 pikë që do të thotë janë vlerësuar me nëntë dhe dhjetë, që e përkthyer në shifra i bie të jenë rreth 5000 mijë të rinj, por ende nuk e dinë se sa do të jetë numri i atyre që nuk e kalojnë provën e matematikës, pasi nuk janë bërë kalkulimet me tabelën e pikëve.

“Vlerësimi i testeve të matematikës ka përfunduar. Duke filluar që nga dita e sotme, do të nisin hedhjen e të dhënave në mënyrë elektronike proces i cili do të zgjasë dy ditë. Më pas ata janë gati për t’u publikuar. Sa u përket rezultateve, mund të themi se këtë vit kanë dalë më mirë se një vit më parë.

Rreth 8 për qind e të rinjve kanë marrë mbi 45 pikë, por kemi pasur një rritje të madhe të atyre që kanë marrë notën mesatare, 7-8, ndërsa nuk e kemi përcaktuar ende se sa është numri i mbetësve, pasi kjo shifër do të dalë pasi të hidhen të dhënat dhe të krahasohen me tabelën e pikëve.

Por, nga ajo që kemi parë deri më tani, numri i mbetësve është i njëjtë me atë të një viti më parë”, - na shpjegon drejtori Harizaj. LETËRSIA Harizaj na thotë se ata kanë hequr mënjanë rreth 60 teste të provimit të Letërsisë, të cilat dyshohen për kopje.

ipas Harizajt, në procesverbalin që i shoqëronte ata ishin shënuar si të dyshuar dhe tashmë pritet që të cerifikohen për të parë nëse në të vërtetë kanë kopjuar apo jo. Harizaj na thotë gjithashtu se edhe në testin e Matematikës, numri i kopjacëve të dyshuar vërtitet rreth të njëjtës shifër.

“Te Letërsia janë 60 teste të dyshuara për kopje, komisioni i posaçëm po merret me rishikimin e tyre për të parë nëse kanë kopjuar apo jo. Nëse vërtetohet se kanë kopjuar, ata përjashtohen direkt nga gara, në të kundërt rezultati do të pasqyrohet në tabelën e pikëve. Edhe te Matematika, ka teste të dyshuara, por ende nuk i kemi numëruar se sa janë”, - na thotë Harizaj.
 
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Lutfi Dervishi: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu