Maturantët që kanë bërë një gabim në plotësimin e formularit A1, janë ende në kohë për ta korrigjuar atë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve Alfons Harizaj, sqaron se si veprohet.
Si mund të veprojnë maturantët nëse gabojnë me plotësimin e Formularit A1?
Ata janë ende në kohë që të riparojnë gabimet, pasaktësirat ose ndryshim mendimi, lidhur me Formularin A1. Pasi siç dihet aplikimi në portal është vetëm faza e parë e plotësimit të formularit. Pasi nëse ai ka bërë gabim në formuar, mund të bëjë ndryshime në prani të mbikëqyrësit që ka kodin për të hyrë në sistem, u kërkon nëse janë dakord me formatin përpara se ta firmosin. Këtu ata kanë mundësi të bëjnë të gjitha ndryshimet që duan, nuk ka penalizime. E shikojnë edhe një herë çfarë kanë zgjedhur dhe pastaj e firmosin ata.
Ku mund ti bëjë rregullimet e gabimit maturanti?
Kur ai e konstaton që e ka bërë gabim plotësimin e formularit. Ai shkon të shkolla i thotë mbikëqyrësit, ai asiston.
Maturanti kur mund ta marrë formularin e printuar?
Maturanti mund ta marrë formularin e printuar në moment, sepse ai është individual. Kështu që ata duke filluar që nga java tjetër të shkojnë në shkolla dhe të kryejnë këto proceduara, që janë dakord, me plotësimet që kanë bërë. Pas printimit dhe firmosjes së formularit nga të dyja palët, është procesi i konfirmimit të asaj çka është plotësuar.
A do të shtyhet afati i plotësimi të formularit A1?
Këtë vit meqënëse plotësimi bëhet online, ky afat mund të shtyhet sepse në çdo rast synimi përfundimtar është marrja e të dhënave të sakta të maturantëve dhe jo shpejtimi për të rendur pas afatit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com