TIRANE - Shpresa Petrela, një ndër ekspertet e para që ka punuar për ngritjen e sistemit të maturës shtetërore dhe që ka drejtuar për më shumë se 8 vjet qendrën e korrigjimit të provimeve, (që kur u themelua më 1998 e deri më 2007 kur u larguan nga puna nga ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo), në një intervistë për "Shqiptarja.com", shpjegon se përse është e parealizueshme kërkesa e kryeministrit Berisha për të korrigjuar në mënyrë elektronike të gjitha provimet e maturës shtetërore. Ajo madje prek edhe disa pikat ku MASH çalon te matura shtetërore.
Znj. Shpresa, pak ditë më parë kryeministri Berisha kërkoi që të gjitha testet e maturës të korrigjohen në mënyrë elektronike. Duke qenë se ju jeni një eksperte në këtë fushë, a është e mundur kjo gjë?
Në lidhje me kërkesën e kryeministrit, për vlerësim elektronik jam 1000% e bindur se është rrjedhojë e obsesivitetit të tij të Shqipërisë dixhitale, që do të thotë organizimi computer-based test është i pa realizueshëm në kushtet e vendit tonë.
Pse është e pamundur dhe si mund të përmirësohet?
Ka shumë faktorë pse është i pamundur. Por edhe aktualisht, mënyra se si zhvillohet testimi e vlerësimi i testeve, ka mënyra për ta përmirësuar maksimalisht në mënyrë elektronike si dhe për ta bërë sa më transparente në të njëjtën kohë për palët e interesuara, domethënë, për të gjithë stakeholders.
Ju keni drejtuar maturën e parë shtetërore, atë të 2006, a po funksionon aktualisht ky sistem?
Në të vërtetë është e vështirë të flasësh për të me tre rreshta për vetë rëndësinë që ka. Por në syrin tim si specialiste, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka zgjidhur deri tani momentet kyçe të saj të lidhura me cilësinë, që përkthehen në pyetjen: a shkojnë në universitete nxënësit më të mirë dhe sipas prirjeve të tyre, ashtu si kjo reformë u projektua në fund të vitit 2005 dhe fillim të vitit 2006?
Po sipas jush, matura a ka seleksionuar vërtetë më të mirët?
Këtë dua të di edhe unë. Ndaj po e shtroj këtë pyetje. Çfarë studimesh profesionale (jo politike) ka kryer Ministria e Arsimit dhe Shkencës në këtë fushë dhe sa e si janë bërë publike?
Duke qenë se ju keni qenë në brendësi të këtij sistemi, a keni një përgjigje për këtë?
Përgjigja e pyetjes lidhet me: cilësinë e hartimit të testeve; administrimi i testeve që nga qendra e provimeve, në mjediset e testimeve, kthimi i tyre në qendër si dhe në mjediset e vlerësimit të testeve. Këtu momenti kyç është administrimi në mjediset e testimeve; si dhe pika e tretë që është vlerësimi i testeve e transparenca e tyre.
Sipas jush MASH nuk i ka kryer mirë këto procese?
Deri tani ministria e Arsimit çalon kryesisht në pikën e dytë që ka të bëjë me administrimin e testeve, sidomos brenda qendrave të korrigjimit si dhe në pikën e tretë që ka të bëjë me vlerësimin dhe transparencën e testeve, por, sipas meje edhe e para lë shumë për të dëshiruar.
(ek/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

elektronik që kërkon Berisha"">