TIRANE- “Provimi i matematikës përforcoi edhe një herë standardin e arritur në provimin e “Gjuhës shqipe dhe Letërsisë”, duke shënuar kthesën në drejtim të mirëadministrimit të Maturës Shtetërore. Ky përkushtim dhe interesim për provimin e Maturës Shtetërore nuk ka qenë asnjëherë në këtë nivel. Rikthimi i dinjitetit këtij provimi shtetëror, është fryt i punës në skuadër”.Kështu u shpreh sot në një deklaratë për mediat zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, e cila shprehu mirënjohjen e thellë ndaj gjithë trupës së administratorëve, stafit të MAS-it, si dhe DAR/ZA-ve.

Zv/ministrja Malaj bëri publike disa prej momenteve më të rëndësishme, lidhur me Maturën Shtetërore 2014, si dhe disa prej problematikave të hasura gjatë provimit të Matematikës, zhvilluar ditën e djeshme.

Marrë nga "ATSH'

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)